Thaçi i pari, Kurti i fundit – kryeministrat dhe ditët që kaluan në Qeveri

Aktuale

Thaçi i pari, Kurti i fundit – kryeministrat dhe ditët që kaluan në Qeveri

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 20:56
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Albin Kurti kishte më së shumti vota se që kishte marrë ndonjëherë ndonjë kandidat për Kryeministër, por deri më tani, krahasuar me ish kryeministrat tjerë, ka më së paku ditë të kaluara në Qeveri.

Avdullah Hoti nga nesër do ta ketë ditën e parë si Kryeministër, edhe zyrtarisht kur ta pranojë detyrën. Shumë i parashikojnë pak muaj punë, e vetë ata presin se Qeveria kryen mandatin ligjor.

Para tij, jo të gjithë kishin kryer mandatin e plotë. Hashim Thaçi, nëse ia krahasojmë dy mandatet, mbetet me më së shumti ditë Kryeministër. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ndërkaq mbetet me më së paku ditë.

Më poshtë gjeni listen e Kryeministrave të Kosovës dhe ditët që sherbyen.
Bajram Rexhepi, 1005 ditë
Ramush Haradinaj, 96
Bajram Kosumi, 351
Agim Çeku, 671
Hashim Thaçi 1140
Hashim Thaçi 1387
Isa Mustafa, 1006
Ramush Haradinaj, 878
Albin Kurti, 50 plus 70 të tjera në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat