VV thotë se deri sot janë mbledhur 25 mijë nënshkrime në peticionin për zgjedhje të reja

Aktuale

VV thotë se deri sot janë mbledhur 25 mijë nënshkrime në peticionin për zgjedhje të reja

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 22:46
Foto

VV ka treguar se sa nënshkrime ka mbledhur në peticionin për zgjedhje të reja. Në ditën e dytë të këtij peticioni bëhet e ditur se janë mbledhur 25 mijë nënshkrime.

‘’Qytetarët janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit. Me 6 tetor ata i dhanë fund mendësisë 20 vjeçare te qeverisjes me korrupsion, krim e cenuese të sovranitetit, ndërkohë gjatë kësaj kohe jemi dëshmitarë së në Kosovë ka shpresë dhe se mund të qeveriset me duar të pastra. Ndryshimi që ka ndodhur nuk mund të kthehet mbrapa, ndërkaq zgjedhjet janë zgjidhja e vetme përpara.’’, thuhet në një komunikatë të VV’së në Facebook.

 ‘’Përmes peticionit që kemi filluar dje gjithandej Republikës janë mbledhur mbi 25 mijë nënshkrime fizike. Interesimi i jashtëzakonshëm qytetar na jep vullnet edhe më shumë që të vazhdojmë punën për të cilën jemi zotuar dhe rrugën përpara që kemi nisur.’’, thuhet tutje.

‘’Ne do t’i rrëzojmë abuzuesit nga pushteti, sado të ndihen të fortë e arrogantë sot.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat