Interesimi i madh për peticion, hapen edhe shtatë pika të ndryshme

Aktuale

Interesimi i madh për peticion, hapen edhe shtatë pika të ndryshme

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:39
Valdrin Ahmeti

Interesimi i madh për të nënshkruar peticionin “Duam Zgjedhje” ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje të hapë edhe shtatë pika të reja nëpër kryeqytet.

Valdrin Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje këtë e ka konfirmuar, duke thënë se arsyeja e këtij zgjerimi të aktiviteti është mospajtimi i qytetarëve me pazaret politike.

“Mospajtimi i qytetarëve me pazaret e partive politike po shprehet përmes nënshkrimit masiv të peticionit me kërkesën për zgjedhje. E ky masivitet po na shtyn ta rrisim punën e angazhimin tonë, andaj nesër do të jemi në 7 pika të ndryshme neper Prishtinë”, tha ai.

Këto janë pikat ku do të mund të nënshkruhet peticioni:

Sheshi ‘Nënë Tereza’

Kodra e Trimave – ‘Te trafo’

Sheshi ‘Bill Klinton’

Rruga Xhorxh Bush – ‘3 kapelat’

Rrethi në hyrje të Lagjes së Spitalit.

Pallati i Rinisë (hyrja te Newborn)

Rrethi i hyrjes në Prishtinë (rrethi i Flamurit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat