​5 rastet e reja vijnë nga 4 komuna

Aktuale

​5 rastet e reja vijnë nga 4 komuna

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Edhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe 3 të shëruar. 5 rastet e reja vijnë nga 4 komuna.

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 5 raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë. Sot më 04 qershor 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat