​Ankohet Lajçaku: Thaçi dhe Grenelli nuk po pranojnë të flasin me mua

Aktuale

​Ankohet Lajçaku: Thaçi dhe Grenelli nuk po pranojnë të flasin me mua

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:51
Miroslav Lajçak

I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të emërojë kryenegociatorin e ri për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Lajçak ka thënë se këto javët e fundit ka tentuar disa herë të kontaktojë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por që nuk ia ka arritur. Me pretekst se është i zënë me luftën kundër pandemisë Covid-19.

Lajçak po ashtu ka thënë se ka bërë përpjekje të vazhdueshme të kontaktojë edhe me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kujtojmë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se nuk do të pranojë të jetë në një tavolinë ku është edhe Miroslav Lajçaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat