Nga shoqëria civile thonë se Qeveria Hoti ka ministra që kanë probleme me ligjin

Aktuale

Nga shoqëria civile thonë se Qeveria Hoti ka ministra që kanë probleme me ligjin

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:50
Qeveria Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila mori dje drejtimin e qeverisë në marrëveshjet me partnerët e koalicionit kanë pasur ujdi që në kabinetin qeveritar të mos kenë persona që kanë probleme me ligjin.

Por sipas anëtarëve nga shoqëria civile edhe në qeverinë e re janë pesë emra që kanë probleme me ligjinm.

“Nga ajo që kemi parë janë pesë emra që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë e të cilët kanë dosje të hapura ose kanë pasur dosje dhe i kanë përfunduar. Kjo që në start nuk jep një sinjal serioz pasi shohim egon e partive politike në emërimin e militantëve të zellshëm në poste të larta pavarësisht a është profesional apo jo”, deklaroi Anton Nrecaj nga Instituti CLARD.

Prandaj nga shoqëria civile thotë se emërimi i këtyre personave në poste ministrorë është i papranueshëm.

“Emërimi në postin e ministrave të personave që kanë dosje kriminale është veprim i papranueshëm. Prandaj nuk presim nga kjo qeveri se do të sjellë diçka pozitive”, shton më tej Nrecaj.

“E mirë do të ishte që ata persona të mos zgjedheshin fare ministra dhe të kemi një qeveri pa dosje në prokurori. Nuk do të ishte dashur të kemi ministra që janë të dënuar për korrupsion apo për çfarëdo vepër tjetër penale në shtetin që pretendojmë ta bëjmë”, deklaroi Florent Spahija nga KDI.

Qeveria e re e drejtuar nga Avdullah Hoti u votua dje me 61 vota pasi Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat