Pas Kuvendit, Kusari-Lila nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë

Aktuale

Pas Kuvendit, Kusari-Lila nënshkruan peticionin: Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:26
Mimoza Kusari

Deputetja nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila sot menjëherë pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ka nënshkruar peticionin për mbajtje të zgjedhjeve.

Ajo thotë se ky veprim kishte kuptim më të madh për të dhe se zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Kusari shton se Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.

Postimi i plotë:

Sot pas seancës së Kuvendit të Kosovës, veprimi i cili kishte kuptimin më të madh për mua ishte, nënshkrimi i peticionit për mbajtje të zgjedhjeve.
Qeveria nuk ka legjitimitet demokratik të qeverisë dhe vendos në emër të qytetarëve të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës duhet t’i kthehet sovranit të marrë përgjigjen për veprimet e 25 Marsit dhe 3 Qershorit.
Demokracia e Kosovës është në sfidën dhe testin më të madh që nga shpallja e pavarësisë së vendit. Zgjedhjet janë përgjigje e të gjitha veprimeve të fundit në Kosovë.
Nënshkruani peticionin për Kosovën me demokraci përfaqësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat