Hoti: Nuk do të bëj gabim të zgjedhim në mes SHBA’së dhe Evropës

Aktuale

Hoti: Nuk do të bëj gabim të zgjedhim në mes SHBA’së dhe Evropës

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 20:43
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të bëj gabim që të punohet vetëm me njërën palë, Evropën apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në cështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk do të bëjmë gabim të zgjedhim në mes SHBA’së dhe Evropës. Nuk do ta bëj gabimin që të themi se jemi me atë apo këtë. Ne jemi me të dyjat. Mirëpo nuk do të hyjmë as pa rolin e Uashingtoni. Ka një interesim të jashtëzakonshëm nga Uashingtoni për ta kryer marrëveshjen”, është shprehur Hoti.

Hoti gjithashtu ka thënë se ka qenë shumë komod dhe nuk ka pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë, duke qenë plotësisht i bindur se votimi i qeverisë do të kalojë.  

“Kam qenë plotësisht komod në votimin e qeverisë, nuk kam pasur asnjë dyshim në votimin e qeverisë”, është shprehur Hoti.

Tutje, ai komentoi edhe veprimin e kryeparlamentare Vjosa Osmani, e cila refuzoi të udhëheq seancën e Kuvendit në votimin e qeverisë.

“Besoj që i ka takuar, është dashtë, është obligim kushtetues ta udhëheq seancën. Mirëpo kjo nuk më ka zemëruar aspak sepse ka të drejtë t’ia kalojë edhe zëvendësve të vet udhëheqjen e seancës”, ka thënë Hoti në RTK.

Ai gjithashtu foli edhe për rastin e ish-kryeministrit, i cili nuk e priti Hotin në zyre që t’ia dorëzojë postin.

“Ish-kryeministri nuk ishte në zyrë. Unë mendoj se kjo nuk tregon aspak kulturë institucionale. Unë në të ardhmen do t’ia dorëzoj dikujt tjetër, duhet të pajtohemi me rotacionet e pushtetit”, shtoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat