Kryeministri Abdullah Hoti është “rob” i Thaçit

Aktuale

Kryeministri Abdullah Hoti është “rob” i Thaçit

Nga: A. J Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:29
Hashim Thaçi, Abdullah Hoti

Agron Demi nga shoqëria civile përmes një postimi në faqen e tij në facebbok ka thënë se nëse Thaçi ja ka bërë numrat Qeverisë Hoti, kjo qeveri është në dorë të Thaçit: ashtu qysh ja ka bërë numrat, ashtu edhe ja merr.

Demi po ashtu ka ironizuar më kryeministrit e vendit tashmë Avdullah Hotin i cili sipas tij është është kryeministër dhe rob i Hashimit.

Postimi i plotë:

Nëse të hyjnë të pa ftuar në shtëpi në gjysmë të natës për një votë në Kuvend, pak e besueshme që nuk kanë vepru njësoj edhe me gjykatësit e Kushtetueses.

Nëse Thaçi ja ka ba numrat Qeverisë Hoti, kjo qeveri është në dorë të Thaçit: ashtu qysh ja ka ba numrat, ashtu edhe ja merr.

Dikush ja zbërthej kryeministrit emrin Abdullah, "si rob i Allahut". Por e sigurtë që kryeministri është rob i Hashimit. (E për koincidencë kuptimi i emrit Hashim qenka "shkatërrimtarë" ?).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat