Cila është fusha e me ndjeshme, në të cilën edhe po bëhen të pasur politikanët, përgjigjet drejtori i AKK-së

Aktuale

Cila është fusha e me ndjeshme, në të cilën edhe po bëhen të pasur politikanët, përgjigjet drejtori i AKK-së

Nga: H.O. Më: 4 qershor 2020 Në ora: 22:17
Ilustrim

Shaip Havolli ka thënë për “Bota sot” se ndonëse agjencia që ai drejton është e përqëndruar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, bazuar në informatat dhe raportet në përgjithësi që vlerësojnë këtë fenomen, prokurimi publik dhe menaxhimi i financave publike vazhdojnë të jenë sektorët më të ndjeshëm ndaj veprimeve korruptive

“Fushëveprimi i Agjencisë kundër Korrupsionit është i përqendruar në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të bazuara në legjislacionin aktual që ka rregulluar kompetencat e AKK-së, puna e Agjencisë është që përqendruar në hetimet dhe aspektet administrative të bazuara në procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, deklarimit dhe regjistrimit të dhuratave të zyrtarëve publik Parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik, hetimin dhe zbulimin e rasteve me natyrë të korrupsioni dhe trajtimin e rasteve të cilat lidhen me sinjalizuesit. Bazuar në informatat dhe raportet në përgjithësi që vlerësojnë këtë fenomen konsiderojmë se prokurimi publik dhe menaxhimi i financave publike vazhdojnë të jenë sektorët më të ndjeshëm ndaj veprimeve korruptive”, vlerëson Havolli./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat