Zemaj flet për herë të parë si ministër i Shëndetësisë

Aktuale

Zemaj flet për herë të parë si ministër i Shëndetësisë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:02
Armend Zemaj

Armend Zemaj sot ka pranuar detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, për të cilën tha se do ta kryen me nder e përgjegjësi. 

Ai i falënderoi zyrtarët e administratës së Ministrisë për punën dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore si dhe për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19.

“Sot pas besimit të marrë nga Kuvendi i Kosovës fillova detyrën e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Me një pritje miqësore dhe me një kulture institucionale nga administrata e Ministrisë pranova detyrën, të cilën do ta kryej me nder e përgjegjësi. Zyrtarët e administratës së Ministrisë I falenderova për punën dhe përkushtimin e tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore si dhe për punën e palodhshme në përballje me pandeminë COVID 19. Njëkohësishtë mbetem falenderues deri në përulësi përballë të gjithë punëtorëve shëndetësorë për punën e pa kursyer gjatë gjithë kësaj kohe. Do të jemi bashkë, jo vetëm për ta përcjellë këtë sfidë por edhe për ta ngritur nivelin shëndetësorë në vend ashtu siç e meritoni ju dhe qytetarët tanë”, u shpreh Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat