Ahmeti: Hoti do të forcojë mundësitë për zhvillim ekonomik

Aktuale

Ahmeti: Hoti do të forcojë mundësitë për zhvillim ekonomik

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:41
Imri Ahmeti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, ka thënë se procesi i djeshëm i votimit të Qeverisë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

“Ka qenë proces i domosdoshëm që ka ndodhur dhe nuk do të mund të rrugëtohej ndryshe”, është shprehur Ahmeti.

“Në këtë momentum aktual Kryeministri Hoti do të forcojë mundësitë e reja të shoqërisë për zhvillim ekonomik”.

“Kam bindjen se me këtë do të plotësohen standardet dhe kriteret e reja”.

Komuna e Lipjanit të cilën e drejton Ahmeti është një prej komunave që ka arritur të menaxhojë më së miri me koronavirusin dhe për këtë ai ka folur sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat