Vizita e Thaçit të Shala, reagon Haxholli: Kjo nuk është demokraci por tubim në 1 të natës nëpër shtëpi të deputetëve

Aktuale

Vizita e Thaçit të Shala, reagon Haxholli: Kjo nuk është demokraci por tubim në 1 të natës nëpër shtëpi të deputetëve

Nga: G.B Më: 5 qershor 2020 Në ora: 06:47
Hashim Thaçi

Violeta Haxholli nga KDI, ka reaguar ndaj vizitës pas mesnatës të presidentit në shtëpinë e deputetit Haxhi Shala, një natë para votimit të Qeverisë Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo nuk është demokraci e numrave, e as sundim i shumicës në Kuvend, si e ka interpretuar Kushtetuesja, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ky është tubim i votave në 1 ora të natës nëpër shtëpi të deputetëve, nga ata që në Kushtetutë shkruan që duhet përfaqësuar uniteti i popullit e jo ndonjë parti e caktuar.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Qikjo nuk eshte demokraci e numrave, as sundim i shumices n'Kuvend ashtu qysh e ka interpretu Kushtetuesja. Kjo eshte tubim i votave ne 1 t'nates neper shpija t'deputetve, prej atyne qe n'Kushtetute shkrun qe duhet me perfaqesu unitetin e popullit e jo parti t'caktume!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat