Ish deputeti i LDK-së me akuza të rënda ndaj Isa Mustafës dhe klanit të tij: Argat dhe servilë të Hashim Thaçit

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së me akuza të rënda ndaj Isa Mustafës dhe klanit të tij: Argat dhe servilë të Hashim Thaçit

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 09:22
Isa Mustafa, Hashim Thaçi

Deputeti i VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka drejtuar akuza ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa, duke e quajtur argat të presidentit Hashim Thaçi.

Ai në postimin e  tij në Facebook, ka shkruar se tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaqit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servileve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, ndodhitë e ditëve të fundit, ua hoqën dilemat edhe atyre pak njerzëve që mendonin se LDK-ja e Isës dhe klanit të tij, përfaqësojnë interesat e LDK-së dhe elektoratit të saj.

Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qënë dhe janë argat servilë të Hashim Thaqit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaqi përmes servileve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat.

Kjo është qeveri e Hashim Thaqit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e metejme të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat