Pasi rrahën aktivistët e VV-së, Abazi i quan Thaçin dhe Hotin: Çifti politik sado-mazokist

Aktuale

Pasi rrahën aktivistët e VV-së, Abazi i quan Thaçin dhe Hotin: Çifti politik sado-mazokist

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 09:35
Hashim Thaçi, Avdullah Hoti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje-së, Boiken Abazi, ka reaguar pasi që janë sulmuar dy aktivistë të VV-së.

Gjithashtu, ai ka thënë se janë dashur vetëm dy ditë për të parë menjëherë se si Policinë në Kosovë sadistët e regjimit të vjetër duan ta vendosin në mbrojtje të hajnave dhe interesave të Serbisë.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të qeverisë perverse të çiftit politik sado-mazokist Thaçi-Hoti, truprojet e Thaçit kapërcyen gardhin e oborrit të parlamentit dhe rrahën e arrestuan në Prishtinë qytetarin Veron Hasani, sepse e thirri Thaçin nga larg me emrin e vërtetë: hajn. Në ditën e dytë, policia në Prishtinë arrestoi dhe rrahu qytetarin Besnik Mujeci, sepse thirri nga larg duke ecur në bulevard "Poshtë Lista Serbe". U deshen vetëm 2 ditë për të parë menjëherë se si Policinë në Kosovë sadistët e regjimit të vjetër duan ta vendosin në mbrojtje të hajnave dhe interesave të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat