Zyrtarë të BE-së: Beogradi do të heq dorë nga përpjekjet për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Zyrtarë të BE-së: Beogradi do të heq dorë nga përpjekjet për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës

Nga: F. B. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:51
Miroslav Lajçak

Autoritetet në Beograd do të jenë të gatshme të ndalojnë përpjekjet që shtet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të tërheqin vendimin nëse “krijohet atmosferë dhe kushte për vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, që nënkupton heqjen e bllokimit të mallrave nga Serbia kanë thënë sytarë të BE-së në Bruksel, shkruan “Beta” transmeton, “Bota Sot”.

Këto burime përmendin edhe përgatitjet që i dërguari i BE-së Lajçak po bënë për vizita në Prishtinë dhe Beograd, ndërkohë që “Beta” transmeton deklaratën e Vuçiqit se “Serbia do ndaloj fushatën për ndryshim qëndrimi të vendeve për njohjen e Kosovës, nëse Prishtina ndalon kërkesat për pranim në organizata ndërkombëtare”.

Lajçak synon që së shpejti të qëndroj në Prishtinë dhe Beograd për të përgatitur vazhdimin e dialogut për “marrëveshjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi dhe ajo të bëhet për disa muaj dhe jo vite” thanë këto burime.

BE llogarit shumë në bashkëpunimin me Uashingtonin në gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme mes palëve, por dialogu duhet të udhëhiqet nga BE, që përkundër ShBA-ve që ka qëndrim lehtësues, shumë vende evropiane kundërshtojn ndryshimin e kufijve si zgjidhje që mund të shkaktoj jo stabilitet në regjion.

 

Përfaqësuesi i lartë evropian Zhosep Borel kohë më parë ka thënë se realizimi i marrëveshjeve të deritashme dhe zgjidhja e qëndrueshme është synim që ka BE ne dialogun mes palëve

Vuçiq ka deklaruar në Beogard se nuk ka “vërejtje në bisedimet në BE sikurse as në ato me të dërguarin amerikan Grenell”,gjë që në Bruksel u kuptua si gatishmëri për vazhdimin e dialogut me të krijuar të kushteve.

Lajçak ka kërkuar në bisedë me kryeministrin Hoti të emëroj biseduesin kryesor të Kosovës për bisedime me Beogradin. Ndërkohë Lajçakut shumica e vendeve ia kanë bartur kundërshtimin e tyre për ndryshim kufijve si zgjidhje të çështjes së Kosovës.

Por në skenën politike në Kosovë ka paqartësi pasi presidenti Thaçi refuzon bisedimet me Lajçakun në ndërmjetësim të BE-së dhe qëndrimit se vetëm ndërmjetësimi nga Uashington mund të sjell marrëveshje.

Burime nga Brukseli thënë se Lajçak ka biseduar me Grenell, duke mos dashur të ketë dy linja dialogu dhe se nuk ka garë mes BE-së dhe Uashingtonit, sepse “BE nuk do fotografi para kamerave po zgjidhje të qëndrueshme afatgjate që hap rrugën evropiane për palët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat