Kryeministri Hoti realizoj dy vizitat e para, në dy vende të rëndësishme

Aktuale

Kryeministri Hoti realizoj dy vizitat e para, në dy vende të rëndësishme

Nga: H.O. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:40
Pamje nga vizita

Kryeministri Avdullah Hoti në ditën e parë të punës, bashkë me anëtarë të kabinetit të tij ka bërë vizitë tek varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharëve në Prekaz.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në Facebook:

Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.

Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet.

#QeveriaHoti #RKS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat