Hoti alokon sot mjetet financiare për familjen e Agon Musliut, Qeveria miraton programin për vitin 2020-2023

Aktuale

Hoti alokon sot mjetet financiare për familjen e Agon Musliut, Qeveria miraton programin për vitin 2020-2023

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:20

(E plotësuar) -  Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka kërkuar Kuvendit t’i mundësojë të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në arsyetimin e saj tha se kjo është e nevojshme për plotësimin e pakos emergjente.

***

Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitin 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Ndërsa, vartësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pako e reformave shtetërore. E që sipas tij hynë edhe Ligji për Qeverinë.

Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jetë edhe reformat pensionale.

Për shtetit e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo.

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur për sot mbledhje te Qeverisë.

Në rend të ditës janë tri pika.

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2030.

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozimvendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjecarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikt.

Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si edhe kufizimit të balancimit bankar të përkohëshëm për menaxhimin e financave publike.

Hoti mbledh ministrat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thirrur për sot mbledhje te Qeverisë.

Në rend të ditës janë tri pika.

Fillimisht, do të bëhet shqyrtimi i programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2020-2030.

Image

Si pikë e dytë është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut, 26-vjecarit nga Komuna e Gjilanit që ndërroi jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Pika e tretë e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Kuvendi ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të balancimit bankar të përkohëshëm për menaxhimin e Financave publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat