Vela reagon ndaj AAK-së, i përmend veprimet kundërthënëse për Demarkacionin e taksën  

Aktuale

Vela reagon ndaj AAK-së, i përmend veprimet kundërthënëse për Demarkacionin e taksën  

Nga: G.B Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:39
Blerim Vela

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, ka thënë se AAK e bën të kundërtën e asaj që thotë në slogane, kur vjen në pushtet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në vitin 2017 premtonte Kullën, Çakorrin e Zhlepin si pjesë e Kosovës, por që kur erdhi në pushtet me marrëveshjen që bëri për demarkacionin, ato pjesë ia dha Malit Të zi, përcjell Bota sot.

Më pas Vela thotë se në vitin 2019 premtonte 100 për qind Kosovë për ruajtjen e tarifës ndaj produkteve serbe, tani në qeveri votojnë heqjes e masës së vetme që barazon raportet Kosovë-Serbi.

Sipas tij, tarifa ka qenë mjet jo i menduar mirë dhe e kanë përdorur vetëm për qëllime elektorale.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

AAK - Ate qe e premtojme na, dijeni qe te kunderten e bejme!

Ekziston nje raport kunderthenes mes slloganeve te AAK-se gjate kampanjes zgjedhore dhe cka bene kjo parti kur eshte ne pushtet. Ne 2017 premtonte Kullen, Cakorrin dhe Zhlepin pjese te Kosoves, por kur erdhen ne pushtet vet e votuan marreveshjen per demarkacion qe sot i ka bere ato vende pjese te Malit te Zi. Ne vitin 2019 premtonte 100% Kosove ne reference te ruajtjes se tarifes ndaj produkteve serbe dhe tani ne qeveri votojne heqjen e mases se vetme qe barazon raportet mes Kosoves dhe Serbise - reciprocitet dhe nuk e kthejne tarifen 100%. Kjo tregon qe tarifa ka qene mjet jo i menduar mire dhe i vene vetem per qellime elektorale. Sepse, partite e vjetra e kane vertetuar shume here se per pushtet shkelin cdo gje - fjalen e dhene, premtimet ndaj qytetareve dhe kauzat (e rrejshme) politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat