Para dy ditë u rrah nga “truprojat” e Thaçit, ja çfarë bën tani aktivisti i VV-së - Bota Sot
Para dy ditë u rrah nga “truprojat” e Thaçit, ja çfarë bën tani aktivisti i VV-së

Aktuale

Para dy ditë u rrah nga “truprojat” e Thaçit, ja çfarë bën tani aktivisti i VV-së

Nga: A.M. Më: 5 qershor 2020 Në ora: 12:50
Veron Hasani

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani, dy ditë pasi u arrestua dhe u rrah, ka protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postimi në Facebook, ka shkruar se qasja e dhunshme e qeverisë Hoti ndaj qytetarëve të Republikës është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Postimi i plotë:

Në mbështetje të shprehjes së lirë!

Kur qytetarët shprehen me zërin e tyre në vende publike, pushteti shndërrohet në diktaturë kur nëpërmjet brutalitetit e dhunës tenton të shtyp lirinë e fjalës.

Pas dy ditësh të Qeverisë Hoti fillimisht më arrestuan mua e pastaj edhe qytetarin Besnik Mujeci pasi kishte thënë "poshtë Lista Serbe."

Qasja e dhunshme e qeverisë Hoti ndaj qytetarëve të Republikës është e papranueshme dhe e patolerueshme.

Ne mund të shprehemi lirshëm, ne do ta themi të vërtetën tonë. E vërteta jonë do trumfoj pavarësisht dhunës së tyre. Zëri ynë përveçse është liri e shprehjes është dhe shprehje e lirisë.

O hajna #ICanSpeak

Image
Veron Hasani
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat