Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Aktuale

Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:05
Bedri Hamza

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin “Pasqyra vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë”, me këtë rast u bë e ditur se raporti i auditimit, ka qenë i pamodifikuar dhe se numri i rekomandimeve ka qenë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se kërkesa e anëtarëve të komisioni në fjalë ka qenë zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, si dhe të mos të ketë rekomandime të përsëritura.

Hamza: Anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të bëhet zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit

“Sot ka qenë pikë e rendit të ditës shqyrtimi i raportit “Pasqyra vjetore financiare të ministrisë së Drejtësisë”, kanë raportuar përfaqësues të ministrisë së drejtësisë, kanë qenë prezentë edhe përfaqësues nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Është mirë që raporti i auditimit ka pasur opinion të pamodifikuar, ka pasur të gjetura, është numri i rekomandimeve më i vogël, se sa vitet e kaluara dhe anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të bëhet zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, sidomos mos të ketë rekomandime të përsëritura”, deklaroi Hamza.

Derisa flet për kërkesat e anëtarëve të komisionit, Hamza theksoi se ky komision ka dhënë edhe rekomandime shtesë, të cilat do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore.

Hamza: Rekomandimet nga ana e komisionit do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore

“Janë dhënë edhe disa rekomandime shtesë nga ana e anëtarëve të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike dhe presim që në këtë rast ministria e Drejtësisë, të bëjë një plan të veprimit dhe t’i adresojë rekomandimet nga zyra kombëtare e auditimit dhe rekomandimet e anëtarët e komisionit që pastaj janë bërë rekomandime të komisionit për mbikëqyrjen e financave publike. Rekomandimet nga ana e komisionit do t’i dërgohen në mënyrë të shkruar organizatës Buxhetore”, tha Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat