Shefi i delegacionit të BE-së Fabrici: "Status quo rreth Kosovës nuk iu konvenon as Beogradit as Prishtinës"

Aktuale

Shefi i delegacionit të BE-së Fabrici: "Status quo rreth Kosovës nuk iu konvenon as Beogradit as Prishtinës"

Nga: Fatmir Beka Më: 5 qershor 2020 Në ora: 13:33
Sem Fabrici

Situata aktuale e "status quo" nuk iu shkon në dobi as Beogradit as Prishtinës ka deklaruar shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrici, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se përshtypjet e BE-së janë që qeveria e re në Prishtinë kupton nevojën e përtëritjes së dialogut me vlerësimin se Beogradi po tregon “ përkushtim të madh” për vazhdim të bisedimeve.

"Mund të them se në Serbi nga kryeministrja edhe presidenti kam dëgjuar se ka përkushtim të madh për sukses në dialog. Në Prishtinë u formua qeveria e re dhe kemi përshtypje se ka mirëkuptim për nevojën e ecjes përpara” tha ai në përgjigje të pyetjes ku mbështetet optimizmi i Lajçak dhe BE-së për vazhdimin e dialogut kur shihet jo stabiliteti politik në Prishtinë.

Fabrici theksoi se Lajçak "është shumë aktiv” në kontaktet edhe bisedat me Prishtinën edhe Beogradin dhe synon që të i vizitoj ato si kalohet situata aktuale.

"Duhet të mundësojmë biseduesve të bëjnë punën e tyre. Është e saktë se duhet optimizëm për të ndodhur vërtetë disa gjëra",tha Fabrici gazetarëve pas takimit me kryeministren Brnabiç dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Serbi.

Ai nënvizoi se BE mbetet pranë qëndrimit se nuk duhet imponohet zgjidhja e problemit të Kosovës, por që Prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshje të qëndrueshme në harmoni me “ ligjet e tyre të brendshme” dhe të drejtën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat