Reçica fillon mandatin e dytë në MPMS

Aktuale

Reçica fillon mandatin e dytë në MPMS

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:40
Reçica fillon mandatin e dytë në MPMS

Sot, pas marrjes së mandatit nga Kuvendi i Kosovës, Ministri Skender Reçica, filloi punën në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster dhe për të rikthyer MPMS në mandatin e saj që kishte. Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si dhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.

Ministri Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar, si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat