Haxhiu nënshkruan peticionin në Podujevë, thotë se ka vullnet të madh të qytetarëve për zgjedhje

Aktuale

Haxhiu nënshkruan peticionin në Podujevë, thotë se ka vullnet të madh të qytetarëve për zgjedhje

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 17:44
Haxhiu nënshkruan peticionin në Podujevë

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu derisa e njëjta ka thënë se peticionin e ka nënshkruar gjatë një vizite që pati në Besianë.

“Sot nënshkrova peticionin #duamzgjedhje në Besianë. Atje u takuam me shumë qytetarë të cilët shprehën vullnetin e madh të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për ndëshkim të atyre që përmbysen zërin e tyre të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat