Ish-ambasadorja Alma Lama përshëndet veprimin e kryediplomates së Kosovës

Aktuale

Ish-ambasadorja Alma Lama përshëndet veprimin e kryediplomates së Kosovës

Nga: N. H Më: 5 qershor 2020 Në ora: 18:34
Alma Lama

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përpara se të marrë edhe zyrtarisht detyrën si ministre, ka vizituar memorialin “Heroinat”.

Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se jorastësisht po e nis ditën e saj me një vizitë te një memorial i tillë, duke potencuar se do të kërkojë zëshëm drejtësi për gjithë çka ka ndodhur në Kosovë.

E këtë veprim të Meliza Haradinaj-Stublla, e ka përshëndetur ish-ambasadorja Alma Lama.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shpreson se Haradinaj-Stublla do ta bëjë realitet propozimin e saj, që pjesë e agjendës së delegacioneve të huaja të bëhet edhe Memoriali Heroinat.

Ja shkrimi i saj:

Pershendes veprimin e ministres se Puneve te Jashtme Meliza Haradinaj, qe ne diten e saj te pare te punes ne detyren e re, shkoi te nderoje Memorialin Heroinat.

Shpresoj qe si ministre te beje realitet ate qe kam pas propozuar prej fillimit, qe pjese e agjendes se delegacioneve te huaja te behej edhe Memoriali Heroinat. Kjo eshte arsyeja edhe qe e kemi vendosur afer Ministrise se Puneve te Jashtme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat