Dy ditë pas votimi të qeverisë Hoti, vjen një paralajmërim i rëndësishëm nga Albin Kurti

Aktuale

Dy ditë pas votimi të qeverisë Hoti, vjen një paralajmërim i rëndësishëm nga Albin Kurti

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 19:33
Albin Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Avdullah Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi.

Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt.

Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat