Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci urojnë Ali Ahmetin: Me zemër jemi me ju, duke festuar!

Aktuale

Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci urojnë Ali Ahmetin: Me zemër jemi me ju, duke festuar!

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:03
Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci urojnë Ali Ahmetin

Kryetarët e dy komunave të Drenicës, të Skenderajt dhe Drenasit, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci, urojnë liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të themelimit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në urimin e tyre, Jashari e Lladrovci i drejtohen Ahmeti me “vëlla”, për ta rikonfirmuar afërsinë me të si veprimtar të hershëm për lirinë e Kosovës dhe kontribuues i jashtëzakonshëm, deri në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Vëlla Ali, ne i gëzohemi çdo suksesi Tuaj dhe popullit shqiptar, sepse, e jetoni ëndrrën ndër shekuj për barazi, liri dhe zhvillimin e qenies kombëtare dhe kjo festë le të shërbej për të kujtuar rrugën e gjatë e të mundimshme që keni bërë me bashkudhëtarët Tuaj, kanë shkruar në urimin e përbashkët, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i tyre i plotë në rrjetin social

“I nderuari vëllai ynë, Ali Ahmeti,
Sot, deri sa po shënoni 18 vjetorin e themelimit të BDI-së, partisë shqiptare flamurtare për dy decenie në Maqedoninë e Veriut, i bashkohemi sukseseve dhe gëzimit tuaj, me bindjen e thellë se do t’i prini fuqishëm edhe më tej me krenari shqiptarëve, ashtu si deri më sot.
Vëlla Ali, ne i gëzohemi çdo suksesi Tuaj dhe popullit shqiptar, sepse, e jetoni ëndrrën ndër shekuj për barazi, liri dhe zhvillimin e qenies kombëtare dhe kjo festë le të shërbej për të kujtuar rrugën e gjatë e të mundimshme që keni bërë me bashkudhëtarët Tuaj.
Nën drejtimin Tuaj, kauza kombëtare e shqiptarëve u jetësua, si asnjë herë më parë, duke u bërë faktor i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të vendit. Andaj, urojmë nga zemra, të vijoni rrugën e nderit, bashkimit dhe fitores së shqiptarëve.
Festofshi gjithmonë, vëlla Ali, me të gjithë qytetarët që kanë besim të patundur në rrugën dhe vizionin Tuaj.
Me zemër jemi me Juve, duke festuar!
Nga Drenica, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat