Vendimi i fundit i ‘Qeverisë Hoti’, analisti i njohur ka një thirrje për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Vendimi i fundit i ‘Qeverisë Hoti’, analisti i njohur ka një thirrje për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Nga: N. H Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:08
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Raportohet se kreu i shtetit do të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë.

Njeriut, që është parë si kumbara i formimit të pushtetit të ri ekzekutiv, ky rol i është njohur në Programin qeveritar, i cili është miratuar sot.

E lidhur me këtë ka reaguar analisti politik, Krenar Shala.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se kjo është një shkelje, dhe se Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë shkelje.

Ja shkrimi i plotë:

Qeveria e Presidentit Thaçi sapo ia delegoi autorizimin për të negociuar me Serbinë skenaristit të qeverisë Hoti, Presidentit Thaçi. Kjo osht shkelje kushtetuse kur e dijmë që sipas kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese kryeministrit i takon përgjegjësia e dialogut, jo Presidentit.

Ni votë e kontestume nuk ish dashtë me u numru për formimin e qeverisë së Presidentit Thaçi pasi që deputeti osht i denum nga gjykata me vendim të formës së prerë.

Dy shkelje kushtetuese që ish dashtë VV-ja apo Vjosa me i dërgu në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat