Reagon zëvendëskryeministri Selmanaj: Dialogut i prinë Avdullah Hoti

Aktuale

Reagon zëvendëskryeministri Selmanaj: Dialogut i prinë Avdullah Hoti

Nga: N. H Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:15
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka konfirmuar se procesit të dialogut, do t’i prijë kryeministri Avdullah Hoti.

Në një postim në rrjete sociale, Selmanaj, ka cituar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku thuhet se Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm që krijon dhe zbaton politikën e jashtme.

Ja shkrimi i tij:

"Kushtetuta i ka dhënë vendin e vet secilit institucion përfaqësues të vendit. Kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur pikën mbi "i". Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm që krijon dhe zbaton politikën e jashtme. Kryeministri Hoti do udhëheqë të gjitha proceset për marrëveshje me shtetet tjera përfshirë dhe Serbinë.

Programi ynë qeverisës i përmbahet drejt dhe qartë parimeve që derivojnë nga Kushtetuta!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat