Përse nuk po hiqet kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë – përgjigjet Gent Cakaj, ka një thumbim edhe për Albin Kurtin

Aktuale

Përse nuk po hiqet kufiri në mes Kosovës dhe Shqipërisë – përgjigjet Gent Cakaj, ka një thumbim edhe për Albin Kurtin

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:41
Gent Cakaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, në intervistë ka thënë se kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë po e mban një realitet i ndërlikuar politik.

Ai ka potencuar se kanë nisur disa hapa për këtë gjë, kanë hasur në rezistencë nga shtete evropiane.

“Ato godina administrative i mban në këmbë një realitet më i ndërlikuar politik, i cili nuk ndërlidhet vetëm me vullnetin e Kosovës dhe Shqipërisë, por me një vullnet më të ndërlikuar ndërkombëtar. Ne duhet ta kemi përgjegjësinë e nevojshme kur folim për këto tema. Kur unë me kryeministrin e Shqipërisë kemi marrë hapa konkret për heqjen e kufirit, ka pasur një rezistencë të konsiderueshme prej shteteve evropiane dhe jo vetëm”, ka thënë Cakaj.

Ndërkohë, ai e ka përmendur faktin se dikush e ka përmendur bashkimin ndërkombëtar derisa ka ardhur në pushtet, duke nënkuptuar për ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Tash unë e di që shpeshherë është fare e lehtë të thuhet se duhet të hiqet kufiri sot. Dhe ka edhe asi që e kanë kërkuar bashkimin kombëtar derisa kanë ardhë në detyrë, por më nuk e kanë përmend”, ka thënë Cakaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat