Bilall Sherifi i reagon Haxhi Shales, tregon se çfarë pozite do të mbaj në Qeveri

Aktuale

Bilall Sherifi i reagon Haxhi Shales, tregon se çfarë pozite do të mbaj në Qeveri

Nga: A. J Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:49
Billall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma përmes një postimi në faqen e tij në facebook i ka reaguar bashke partiakut të tij Haxhi Shala i cili se fundmi ka hedh kritika të ashpra ndaj partisë se tij dhe vet kryetarit Famir Limaj.

Sherifi ka thënë se në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të suksesshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku eshtë̈ diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë̈ e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë̈ nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.

Postimi i plotë:

Po shfrytëzoj rastin të sqaroj anëtarët, simpatizantët, votuesit e NISMËS Socialdemokrate dhe opinionin e gjerë publik me sa vijon:

 

Në takimin e parë që kemi pasur me kryetarin e partisë z. Fatmir Limaj pas mocionit të sukseshëm për rrëzimin e qeverisë, ku ishte i pranishëm edhe z. Haxhi Shala, dhe ku është diskutuar në parim për përfaqësimin e NISMËS Socialdemokrate në qeverinë e re të Kosovës, ua kam shprehur hapur qëndrimin tim se nuk do të angazhohem në asnjë nga pozitat në kuadër të ekzekutivit.

 

Qëndrimi im lidhet me pikëpamjet që kam rreth kuadrove që duhet ta përfaqësojnë forcën tonë politike. Jam ithtar i hapjes së mundësive për kuadrot e reja profesionale, të atyre që janë ballafaquar me përditshmërinë e nevojave që kanë qytetarët tonë, sepse në këtë mënyrë do të hiqet logjika që kuadrot e reja duhet të vrapojnë për mbledhjen e votave, kurse përfaqësimin ta bëjnë “kuadrot e moçme”.

 

Mendoj se është koha që kuadrot themeluese të partisë të shfrytëzojnë përvojën e tyre që të forcojnë NISMËN Socialdemokrate dhe kam bindjen e plotë se hapja rrugë për kuadrot e reja do të nxjerr në shesh kualitetet që kemi në mesin tonë. Në të kundërtën, do të shpërfaqim logjikën e ndrydhjes së kualiteteve të reja dhe do të binim në kundërshtim të plotë me frymën socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat