​Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Çekisë

Aktuale

​Hoti pranon letër urimi nga kryeministri i Çekisë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:31
Andrej Babish

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, nga kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish.

Me këtë rast kryeministri Babish ka përsëritur mbështetjen e vendit të tij për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në letrën e urimit të kryeministrit Babish thuhet:

Shkëlqesia juaj, i nderuar Kryeministër,

Më lejoni t’ju uroj sinqerisht për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

I vlerësoj shumë marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës dhe shpresoj që ato do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të mirën e njerëzve të vendeve tona.

Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përsëritur edhe një herë mbështetjen tonë për përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe për të përparuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Shkëlqesia juaj, më lejoni t'ju uroj shumë sukses në punën tuaj të përgjegjshme, si dhe në jetën tuaj personale. Mezi pres bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat