Presidenti Thaçi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Përparim Tomçinit

Aktuale

Presidenti Thaçi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Përparim Tomçinit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 21:32
Presidenti Thaçi me telegram ngushëllimi për vdekjen e Përparim Tomçinit

Presidenti ka shkruar telegram ngushëllimi pas vdekjes së kompozitorit Tomçini.

Sot ka ndërruar jetë kompozitori i njohur shqiptar Përparim Tomçini.

Vdekja e Tomçinit ka lënë boshllëk në komunitetin artistik, ndërsa veprat e tij do të mbeten trashëgimi për brezat e ardhshëm.

Presidenti Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook, u shpreh i pikëlluar pasi mori lajmin për vdekjen e kompozitorit.

Ai vlerësoi krijimtarinë artistike të Tomçinit si dhe kujtoi momentin kur ia ndau çmimin “Mjeshtër i Merituar”.

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e artistit të shquar Përparim Tomçini. Kompozimet dhe krijimtaria e tij artistike ishin frymëzim për shumë gjenerata në të gjitha trojet shqiptare. Për kontributin e madh si artist i dalluar, vitin e kaluar i ndava edhe çmimin “Mjeshtër i Merituar”. Ngushëllime të sinqerta familjes Tomçini, të afërmve të tij dhe gjithë komunitetit artistik në Shqipëri dhe Kosovë. HTH”, shkruan Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat