​Topalli: Rama nuk qenka ai që thoshte Lulzim Basha se ishte

Aktuale

​Topalli: Rama nuk qenka ai që thoshte Lulzim Basha se ishte

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:05
Jozefina Topalli dhe Basha

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka akuzuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha se për 7 vite radhazi tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen, ndërkohë sot shihet se këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Topalli ka thënë se kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur.

“7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramen. Ne funksion te kësaj beri çader, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri ne zgjedhje lokale, i dhuroi Rames gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dyte, i dhuroi te gjitha Këshillat Bashkiake, i dhuroi te gjitha Bashkitë...

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojnë me as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare... Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte...” Këta janë dhe kane qene te gjithë bashke. Sonte ishin “ felici e contenti” me kodin siç ishte. Kjo kase politike e korruptuar duhet shkulur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat