Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Aktuale

Balaj: Kurti për herë të parë ia dha dy ministri Listës Serbe dhe emëroi një këshilltar serb

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:38
Albulena Balaj

Albulena Balaj, zv.kryeministre ka komentuar deklaratat nga opozita se zgjedhja e një zëvendëskryeministri serb zbeh legjitimitetin e Qeverisë Hoti.

Balaj thotë se është Albin Kurti që për herë të parë ia dha Listës Serbe dy ministri, ndërkohë që emëroi për vete një këshilltar serb.

“Në asnjë mënyrë nuk e zbehin legjitimitetin. Kjo qeveri është legjitime, sikurse cdo qeveri tjetër. Harrojnë që për herë të parë në Kosovë dy ministri  i janë dhënë Listës Serbe pikërisht nga Albin Kurti. Mos të harrojmë të tjerat. Kurti ka pasë këshilltarë që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është ajo që duhet të bëhet temë, e jo emërimi i një zv/kryeministri” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat