QKUK bleu pijata, gota, piruna dhe lugë njëpërdorimëshe- Kaq para pagoi për tenderin

Aktuale

QKUK bleu pijata, gota, piruna dhe lugë njëpërdorimëshe- Kaq para pagoi për tenderin

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 22:52
QKUK

Qendra Klinike e Kosovës, ditë më parë ka nënshkruar një tjetër tender për këtë vit.

Kësaj radhe, QKUK është furnizuar me pijata, gota, piruna, dhe lugë njëpërdorimëshe.

Për tenderin në fjalë, fillimisht janë paraparë 6 656, 48 euro.

Sipas prokurimit, për tenderin në fjalë kanë aplikuar 13 operatorë ekonomik, dhe se i njëjti finalizuar për shumen prej 4 093,60 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 6 071,76 euro.

Image

Në po të njëjtin njoftim, nuk është se përmendet sasia e këtyre produkteve, për të cilën QKUK e ka parë të arsyeshme të furnizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat