Deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës, e “çmendin” qeverinë e Serbisë

Aktuale

Deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës, e “çmendin” qeverinë e Serbisë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:50
Hashim Thaçi

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës i kanë çmendur liderët serbë nga Beogradi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka reaguar deklaratave të Thaçit duke thënë se kjo nuk është realitet.

Ajo i referohet deklaratës së djeshme të Thaçit ku përsërit qëndrimin e tij se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës si e drejtë historike.

”Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës. Jam ithar dhe entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar teritori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”, ka thënë mbrëmë Thaçi në Opinion.

Bërnabiq gjithashtu ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë filluar t’i përkrahin monumentet fetare, kulturore dhe historike, por ajo gjithashtu deklaroi se e din për historinë që e kanë ata qytetarë.

E nervozuar, Bërnabiq shprehet se Thaçi mund të ketë pretendime edhe ndaj Brukselit e Budapestit, por se një gjë e tillë sipas saj nuk mund të ndodhë.

Kjo nuk është hera e parë që deklaratat e presidentit Thaçi shkaktojnë nervozizëm tek liderët serbë. Tema e njëjtë kishte ngjallur muaj më parë edhe reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe qeverisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat