Reagon Isa Mustafa pas heqjes së masës së reciprocitetit: Vendimi i Qeverisë Hoti i guximshëm

Aktuale

Reagon Isa Mustafa pas heqjes së masës së reciprocitetit: Vendimi i Qeverisë Hoti i guximshëm

Nga: N. H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:03
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

Ka reaguar edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas heqjes së masës së reciprocitetit me Serbinë, përcjell “Bota sot”.

I pari i LDK-së e cilëson të guximshëm një vendim të tillë dhe thekson se qeveria Hoti me këtë dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Postimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.

Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat