Kryeziu: Heqja e reciprocitetit po i hap rrugë copëtimit të territorit të Kosovës

Aktuale

Kryeziu: Heqja e reciprocitetit po i hap rrugë copëtimit të territorit të Kosovës

Nga: G.B Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:33
Taulant Kryeziu

Ish zëvendësministri i Integrimeve, Taulant Kryeziu, ka thënë se heqja e reciprocitetit i hap rrugë copëtimit të territorit të Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për reciprocitet ka qenë vendimi më strategjik që ka ndërmarr ndonjë qeveri ne raport me Serbinë.

Kryeziu ka thënë se reciprociteti e bënte Koosvën shtet normal në marrëdhëniet rajonale.

Postimi i tij i plotë:

Heqja e reciprocitetit po i hap rrugë copëtimit të territorit të Kosovës. Mos të harrojmë se karta e OKB-së i shpall shtetet e pavarura dhe të barabarta, prandaj masat e reciprocitetit janë plotësisht të pranueshme. Vendimi i qeverisë Kurti për reciprocitet, ka qenë vendimi më strategjik që ka ndërmarr ndonjë qeveri ne raport me Serbinë. Reciprociteti e bënte Kosovën shtet normal në marrëdhëniet rajonale; është vendim standard i shteteve sovrane. Është ndërmarr që qytetarët e Kosovës të mos konsumojnë produkte që atyre u drejtohen me terma përçmues si Kosova i Metohija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat