Ironizon Abazi: Po e “luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë

Aktuale

Ironizon Abazi: Po e “luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:34
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka reaguar pasi Qeveria Hoti ka marrë vendim për heqjen e reciprociteti.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin... kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit”.

Postimi i plotë:

Qeveria ilegale antikushtetuese e Thaçit

Po e ”luftojnë” pandeminë duke e hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Të njëjtit kanë aprovuar asociacionin antikushtetues, kanë festuar me shampanjë “liberalizimin e vizave”, kanë nënshkruar demarkacionin... kanë vjedhur shtetin, kanë paguar për ndarjen, dhe e kanë lënë vendin në baltën e turpit. Ndarja e vendit është misioni i këtij grupi ilegal antikushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat