Bajram Gecaj: Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri dhe pikë!

Aktuale

Bajram Gecaj: Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri dhe pikë!

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:49
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka sqaruar raportimet në lidhje me delegimin e kompetencave për dialogun nga Kryeministri tek Presidenti.

Gecaj thotë se Kryeministri Hoti asnjëherë nuk e ka “deleguar” të drejtën e përfaqësimit në dialog tek askush.

“Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri dhe pikë! Por, dialogu edhe do të koordinohet me të gjitha forcat politike dhe me bartësit institucional, për dhe vetëm në interes të vendit!” shkruan Gecaj.

Postimi i plotë:

Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri dhe pikë!

Ashtu siç nuk duhet keqpërdorur pozita e një zyrtari publik, ashtu edhe mediat nuk guxojnë të keqpërdorin lirinë e shprehjes dhe misionin e informimit korrekt … përndryshe futen në të njëjtat ujëra me ata të cilët i kritikojnë paprerë! Kryeministri Hoti asnjëherë nuk e ka “deleguar” të drejtën e përfaqësimit në dialog tek askush.

Megjithatë, ashtu si edhe partia të cilën e përfaqëson, kryeministri është një insititucionalist dhe respektues i autorizimeve e kompetencave kushtetuese dhe ligjore të secilit institucion publik, përfshirë atë të Presidentit. Nuk udhëhiqet Kryeministri Hoti as nga egoja personale e as nga paranoja nga dhe ndaj ndonjë individi, siç bënte paraardhësi i tij i deridjeshëm. Dialogu do të udhëhiqet nga Kryeministri dhe pikë! Por, dialogu edhe do të koordinohet me të gjitha forcat politike dhe me bartësit institucional, për dhe vetëm në interes të vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat