Heqja e reciprocitetit, reagon Albin Kurti: Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Aktuale

Heqja e reciprocitetit, reagon Albin Kurti: Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Nga: A.M. Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Ishte ai që e vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë, por atë e hoqi Qeveria e re e udhëhequr nga Avudllah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ish kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti ka thënë se  edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë.

Gjithashtu, Kurti ka shkruar në Facebook, se “në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut”.

Postimi i plotë:

Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit.

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë.

Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveçqë dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat