Deputetja e PDK-së: Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetinme Serbinë

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetinme Serbinë

Nga: M.H Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:19
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, u shpreh e pajtimit për vendimin që qeveria Hoti ka marrë për ta larguar reciprocitetin e me Serbinë, transmeton "Bota sot".

Tutje, Musliu-Shoshi u shpreh që asnjë parti nuk duhet të bashërendohet me SHBA dhe me raportin tonë diplomatik.

Postimi i plotë

Vendimet strategjike nacionale të cilës do qeveri në Kosovë gjithmonë duhet të bashkërendohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportin tonë diplomatik nuk guxon ta dëmtojë asnjë parti politike që dëshiron të udhëheq me vendin.

Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetin, sepse vendimi i kaluar ishte elektoral dhe shantazhues ndaj ShBA-së. Të punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtar për të ardhmen e shtetit tonë të integruar në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat