​Thaçi thotë se me ShBA-në do t’i përmbyllin proceset e mbetura

Aktuale

​Thaçi thotë se me ShBA-në do t’i përmbyllin proceset e mbetura

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:19
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, duke kujtuar 76-vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandinsë, ka thënë se kjo ngjarje është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që është parë edhe në Kosovë më 24 mars 1999.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë së bashku me SHBA-në kanë përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllin edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në 76 vjetorin e zbarkimit të aleatëve në brigjet e Normandisë, sot përkujtojmë me nderim burrat dhe gratë e kombeve të lira të prira nga SHBA-ja, që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe të ardhmen demokratike të popujve dhe kombeve të Evropës.

6 qershori i vitit 1944, si datë themeltare për çlirimin e Evropës nga nazifashizmi, është dëshmi historike se vlera sublime e sakrificës për liri tejkalon çdo regjim dhe ideologji sunduese mbi të. Është dëshmi historike e rolit dhe përkushtimit amerikan për rrezatimin e lirisë dhe demokracisë përballë çdo autokracie e diktature, përkushtim që e kemi parë edhe ne në Kosovë më 24 mars 1999.

Po në këtë muaj, ne kujtojmë sakrificën dhe ditët e lavdishme të luftës për liri, që në qershor të 1999-ës kulmuan me zbarkimin e trupave të NATO-s të udhëhequra nga SHBA-ja, për t’i dhënë fund pushtimit dhe gjenocidit serb mbi Kosovën dhe popullin tonë.

Ndjehemi krenar që si popull i takojmë vlerave të përbashkëta qytetëruese, liridashëse dhe paqedashëse me SHBA-në dhe popullin amerikan.

Së bashku me SHBA-në kemi përfunduar projektet kapitale historike për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe do t’i përmbyllim edhe proceset tjera të rëndësishme që janë para nesh”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat