​Totaj: Pakoja Emergjente u keqmenaxhua, si rezultat Kosovës i duhen 1.5 mlrd euro për rimëkëmbje

Aktuale

​Totaj: Pakoja Emergjente u keqmenaxhua, si rezultat Kosovës i duhen 1.5 mlrd euro për rimëkëmbje

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:38
Shaqir Totaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj tha se taksa e reciprociteti, po abuzohen nga parti të caktuara politike.

"Se në të kaluarën ka pasur abuzime si me taksë si me reciprocitet. Ju e dini që PDK sa ka qenë bashkëqrverisës me Ramush Haradinaj ka pasur një plan konkret se si duhet të trajtohet taksa", tha Totaj.

Totaj në konferencën e ftuar për media, ka cekur situatën e krijuar dhe lëshimet e Pakos emergjente të Qeverisë së shkuar, njëherësh ka dhënë edhe dhjetë propozimet që duhet t’i përmbajë Pakoja për Rimëkëmbjen ekonomike e Qeverisë aktuale.

“Si rezultat i keq-menaxhimit, shteti i Kosovës duhet të jetë i gatshëm që t’i ndajë mbi 1.5 miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit”, ka cekur ai në deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat