Ahmeti: Sot jemi edhe më keq se para vendosjes së taksës

Aktuale

Ahmeti: Sot jemi edhe më keq se para vendosjes së taksës

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:19
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur edhe një herë rreth vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova sot është në pozicion më të keq se sa që ishte para taksës.

“Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, nëse politika e Kosovës do të ishte e bashkuar, shteti do të ishte më i mbrojtur.

Postimi i plotë:

Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para takses. Nuk e kam problemin me disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë.

Sic e kam thënë edhe më fillim të 2019, të ndarë do të na sakatojnë (sikurse me taksen). Të bashkuar do të ishim shumë më të mbrojtur, por dikush më pak e dikush më shumë e kanë vetën më me rëndësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat