Zemaj: Nga 8 qershori kush hynë në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit

Aktuale

Zemaj: Nga 8 qershori kush hynë në Kosovë nuk i nënshtrohet vetizolimit

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 19:09
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se ata që hyjnë në Kosovë nga e hëna nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor.

Ai deklaroi se pas analizës së bërë në terren me hapjen e kufijve IKSHPK-ja rekomandon që për ata që hyjnë në Kosovë tu bëhet një kontroll i detajuar.

“Bashkë me IKSHPK-në MSH-ja është duke e përcjell situatën epidemiologjike, por ka vendime të reja që nga e hëna e 8 qershorit do të hyjnë në funksion”.

“IKSHPK rekomandon si më poshtë:

Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,

Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19

Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët

Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve

Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat