Hoti merr telegram urimi nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Aktuale

Hoti merr telegram urimi nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 21:00
Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë telegram urimi nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Në këtë telegram urimi thuhet:

I dashur Kryeministër,

Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.

Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.

Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.

Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.

Giuseppe Conte,
Kryeministër i Italisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat