​Veseli mirëpret zhbllokimin e fondeve të MCC-së, akuzon Kurtin dhe këshillon Hotin - Bota Sot
​Veseli mirëpret zhbllokimin e fondeve të MCC-së, akuzon Kurtin dhe këshillon Hotin

Aktuale

​Veseli mirëpret zhbllokimin e fondeve të MCC-së, akuzon Kurtin dhe këshillon Hotin

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 21:06
Kadri Veseli

Pas zhbllokimi të fondeve të MCC-së për Kosovën, ka reaguar edhe kryetari PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të

Ai ka akuzuar qeverinë Kurti e cila sipas tij cenoi raportet e shenjta me SHBA-në.

Po ashtu Veseli ka kërkuar edhe nga qeveria e re që të ketë kujdes dhe prioritet kyç politikën e jashtme në koordinim me SHBA-në.

Ky është postimi i tij i plotë

Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.

Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cenoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë.

Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat