Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë

Aktuale

Personi që u gjet i vdekur në Gjakovë është një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 23:43
Nysret Xhurkaj

Është gjetur i vdekur një person në Gjakovë.

Media merr vesh se personi në fjalë është Behar Morina, një ndër tupanxhijtë më të njohur në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj.

Sipas Policisë, viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar në fshatin Moglicë.

“Rreth orës 20:30 minuta, policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Personi i vdekur B. M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçar”, tha Xhurkaj.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat